Deformimi i procesit të votimit, Panariti: Përfshirja e emrit tim, mashtrim mjeran

Shqipëria

Deformimi i procesit të votimit, Panariti: Përfshirja e emrit tim, mashtrim mjeran

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 13:54
Panariti

Kuvendi rrëzoi mesditën e sotme kërkesën e LSI-së për anulimin e votimit të ligjit për Teatrin, duke konfirmuar se procesi ishte i rregullt.

LSI-ja pretendoi se sipas të dhënave elektronike rezultonte si votues edhe Vangjel Tavo, i cili nuk ishte fare në sallë, por kamerat e Kuvendit treguan se deputetët Braimllari dhe Panariti kishin ndërruar kartonët para votimit.

Menjëherë sapo u përmend emri i ish ministrit të Bujqësisë, erdhi edhe reagimi i tij në Facebook, ku e cilësoi një spekulim dhe mashtrim, akuzën ndaj tij si deformues të procesit të votimit.

“Nuk arrij ta besoj! Nje spekulim dhe mashtrim mjeran, përmendja e emrit tim si deformues i procesit të votimit. Ftoj kolegun deputet Robert Bitri, në emër të integritetit të tij, të dëshmojë se ai e ka përdorur kartën e tij të deputetit, në momentin e uljes në vendin e tij dhe kjo është lehtësisht e provueshme…Kaq”, shkroi Panariti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat