Alibeaj: Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, skemë mafioze. Ndërkombëtarët të mos heshtin!

Shqipëria

Alibeaj: Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, skemë mafioze. Ndërkombëtarët të mos heshtin!

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 13:59
Enkelejd Alibeaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh në një deklaratë për mediat se mungesa e Gjykatës Kushtetuese në vend është një tregues i qartë se ligji për shembjen e teatrit është një ligj mafioz.

Ai u shpreh se Gjykata Kushtetuese është nxjerrë jashtë funksionit sipas një skeme të qartë mafioze.

“Nëse ka një tregues që provon sesa mafioz është ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin atje të 6 kullave nga Edi Rama, ky tregues është mungesa e Gjykatës Kushtetuese! Shqipëria, vend anëtar i NATO-s dhe që pretendon nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, është një vend ku Gjykata Kushtetuese është nxjerrë jashtë funksionit sipas një skeme të qartë mafioze, të drejtuar nga kryeministri i vendit”, tha Alibeaj.

Më tej, deputeti i PD thekson se mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese ka synim pastrimin e parave të pista.

“Skema mafioze, nëpërmjet të cilës Edi Rama asgjësoi Gjykatën Kushtetuese dhe, më pas, miratoi me urgjencë ligjin antikushtetues të Teatrit ka vetëm një qëllim: pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit të Edi Ramës nëpërmjet: Shembjes së Teatrit Kombëtar; Grabitjes së rreth 8500 metra katrorë pronë publike dhe Kërcënimit të pronarëve privatë për ta shitur tokën me çmimin qesharak të përcaktuar, sërish në mënyrë antikushtetuese, nga kryemafiozi i qeverisë”, tha Alibeaj.

Deputeti i PD thotë se Presidenti i Republikës të vendos veton mbi ligjin për teatrin.

“Në kushtet e asgjësimit të Gjykatës Kushtetuese nga mafia që na qeveris, ne po presim verdiktin e Presidentit të Republikës. Ne po presim që kreu i shtetit të vendosë veton e tij mbi ligjin mafioz Rama – Fusha dhe të mos bëhet pjesë e grabitjes e së paku 200 milionë eurove”.

Më tej, ai i bën thirrje ndërkombëtaravë të mos heshtin si për bllokimin e Gjykatës Kushtetuese, por të reagojë për të ndaluar grabitjen e pasurisë publike dhe. “Të mos heshtë njësoj si për bllokimin e Gjykatës Kushtetuese, por të reagojë për të ndaluar grabitjen e pasurisë publike dhe private nga kryeministri barbar dhe I korruptuar që drejton sot Shqipërinë. Partia Demokratike, opozita, qytetarët që duan ruajtjen e vlerave kulturore, si pjesë e identitetit tonë europian, qytetarët që duan Tiranën, qytetarët që nuk pranojnë grabitjen dhe qeverisjen nga mafia nuk do të lejojnë triumfin e së keqes!”, tha Alibeaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat