Anketimi/ Perceptimi shqiptar, “Politikanët, më të korruptuarit”

Shqipëria

Anketimi/ Perceptimi shqiptar, “Politikanët, më të korruptuarit”

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 15:13
Kuvendi i Shqipërisë

Mbi 6000 të anketuar nga Shqipëria, Bosnjë Hercegovina, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia u pyetën se në çfarë mase bien dakord që kategoritë e mëposhtme në ekonominë e tyre janë të ndikuar nga korrupsioni?

Në Shqipëri partitë u vendosën të parat, duke kaluar edhe gjyqësorin, që renditet menjëherë pas tyre, për t’u pasuar më sisitemin shëndetëor dhe me doganat.

Për korrupsionin gjerësisht të përhapur vazhdojnë e flasin raportet kryesore ndërkombëtare, ndërsa lufta ndaj tij deri në nivelet më të larta mbetet një prej kushteve kryesore që Shqipëria duhet të përmbushë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Ajo çfarë e diferencon Shqipërisë me rajonin, është fakti se përshtypja me e keqe e qytetarëve shkon pikërisht për ata që çdo katër vjet u japin besimin me votë për t’i qeverisur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat