Lokalet e natës shkelin ligjin, nuk ofrojnë siguri për klientët

Shqipëria

Lokalet e natës shkelin ligjin, nuk ofrojnë siguri për klientët

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 15:58
Lokalet e natës

Ndonëse me çmime tepër të kripura, lokalet e natës në zonat bregdetare nuk ofrojnë aspak siguri për klientët, gjë që u dëshmua me ngjarjen e Dhërmiut, fundjavën që lamë pas.

“Çfarë ndodh në Shqipëri, ndodh që bizneset punësojnë privatësisht punonjës policie të forcave speciale dhe RENEA-s për mbrojtjen e biznesit, por nuk është kjo forma e duhur ligjore. Ata janë njerëz të respektuar, por bizneset duhet të koktraktojnë subjekte të liçensuara që paguajnë taksa në shtet”, deklaroi Ilir Gjoci, ish punonjës policie.

Lidhur me ngjarjen e fundit ku në një nga lokalett e natës në Dhërmi, një person qëlloi 4 herë me armë në një mjedis ku dëfrenin rreth 500 pushues, eskpertët thonë se nuk është zbatuar ligji për masat shtesë të sigurisë publike.

“Në rast se do kishte një menaxhim të hyrjeve, apo kontroll me detektor, siç e parashikon ligji, ajo ngjarje e rëndë nuk do kishte ndodhur”, shprehet ish punonjësi i policisë.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk pati të lënduar dhe ndërsa autori u vu menjëherë në pranga nga ana e forcave të policisë së Vlorës.

“Policië i lind detyra që të ushtrojë kontrolle ndaj këtyre bizneseve që të kontraktojnë policit private sic e parashikon ligji. Duhet të shtohen patrullimet dhe kontrollet që edhe kontrigjenti kriminal ta ndjej presionin, por edhe pushuesi ta ndjej praninë e shtetit, qoftë me civilë apo me uniformë”, shprehet Gjoci.

Lokalet buzë detit janë shumë të frekuentura gjatë muajve të verës dhe nisur nga incidenti i Dhërmiut u ngritën shumë pikëpyetje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat