Pas dy vitesh rritet inflacioni, shtohen çmimet e ushqimeve dhe karburantit

Shqipëria

Pas dy vitesh rritet inflacioni, shtohen çmimet e ushqimeve dhe karburantit

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 17:49
Ilustrim

Për herë të parë pas dy vitesh, niveli i çmimeve të shportës po i afrohet tagrit që ka Banka e Shqipërisë.

Inflacioni për muajin Qershor arriti nivelin 2.4%, nga 3% që është optimali i vendosur për Shqipërinë.

Efektin më të madh në rritjen e çmimeve e ka shënuar grupi i ushqimeve,  i cili zë thuajse dyfishin e peshës kundrejt grupeve të tjerë. Çmimet zarzavateve janë rritur me 22.6%, ndërsa nga rritja nuk kanë shpëtuar as frutat, vajrat dhe peshku.

Transporti dhe lëndët djegëse kanë shënuar po ashtu rritje të konsiderueshme, rreth 3%, të prekura kryesisht nga rritja e çmimit të naftës.

I vetmi grup që ka pasur një ulje minimale është ai i shëndetit me -0.2%. Prej një periudhe të gjatë Shqipëria vuajti një periudhë me inflacion të ulët, ndërsa mbiçmimi i Lekut në kursin e këmbimit, nisi të përbënte rrezik për të uljen e mëtejshme të tij.

Rritja e inflacionit përkon me periudhën e operacioneve monetare që Banka e Shqipërisë ka bërë në Qershor për të mbajtur në stabilitet kursin e këmbimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat