Rama dhe Cipras takohen sot në Londër, sa pritet të zgjasë

Shqipëria

Rama dhe Cipras takohen sot në Londër, sa pritet të zgjasë

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 09:28
Edi Rama dhe Alexis Tsipras

Kryeministri Rama do te takohet sot me homologun grek, Alexis Tsipras. Mediat greke raportojne se takimi do të zhvillohet në Londër, në kuadër të punimeve të procesit të Berlinit.

Kryeministri Tsipras është në Londër ne nje kohe trazirash politike për Brexit dhe pasdite do të marrë pjesë në një drekë pune të liderëve të vendeve pjesëmarrëse në të.

Më vonë ata do të marrin pjesë në takimin zyrtar, ndërsa pasdite do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Takimi me zotin Rama vlerësohet si veçanërisht i rëndësishem, ne nje kohe kur vijojne konsultimet per mberritjen e marreveshjes mes dy vendeve.

Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrit grek, takimi do të zhvillohet në orën 17:20 sipas orës së Londres dhe do të zgjasë rreth 40 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat