KPK: Anëtari i Gjykatës së Lartë rezulton i dënuar në Itali për vjedhje!

Shqipëria

KPK: Anëtari i Gjykatës së Lartë rezulton i dënuar në Itali për vjedhje!

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 10:22
KPK

Ka nisur rreth orës 09:30 seanca dëgjimore në KPK për anëtarin e Gjykatës së Lartë, gjyqtarin Admir Thanza.

Sipas një zbulimi të bërë nga ONM gjyqtari rezulton i dënuar në Itali. KPK tha se: “Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, më datë 20 prill 2018 rezulton se zoti Admir Thanza ka qenë i dënuar nga shkalla e parë në Itali në vitin 1999 me 40 ditë burg për vjedhje në bashkëpunim me persona të tjerë”.

Admir Thanza nuk e ka deklaruar këtë të dhënë në formularin e dekriminalizimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat