Shtyhet sërish gjyqi për Emiljano Shullazin

Shqipëria

Shtyhet sërish gjyqi për Emiljano Shullazin

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 10:50
Gjyqi për Emiljano Shullazin

Është shtyrë për të dytën herë rradhazi pretenca për Emiljano Shullazin dhe katër anëtarët e tjerë të bandës së tij. Shkak kësaj here është bërë mungesa e avokatëve të të pandehurve. Seanca gjyqësore e rradhës është caktuar për në datën 24 korrik ora 09:00.

Të pandehurit Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela akuzohen për disa vepra të rënda penale, të kryera në periudhën 2014-2016, për të cilat rrezikojnë denime deri në 15 vite burg.

Veprat penale për të cilat akuzohen jane:

-“Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, në dëm të shtetasve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku

-Kanosje për shkak të detyrës, në dëm të shtetasve Mynyr Kone dhe Dhori Kule

-“Shkatërrim prone me eksploziv”, në dëm të pronës së shtetasve Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku

-“Grup i strukturuar kriminal”

-“Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat