"Mesa duket dikush ka ngatërruar këpucët!" BBC tallet me Edi Ramën

Shqipëria

"Mesa duket dikush ka ngatërruar këpucët!" BBC tallet me Edi Ramën

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 23:21
Këpucët e Edi Ramës

Duket se dikush ka ngatërruar kodin e veshjes shkruan gjigandi britanik i BBC, i cili përmes një videoje të postuar në rrjetin social Twitter, vë në dukje atletet e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

BCC shkruan në video me tone humori se “fotoja e familjes” është një moment tradicional në mbledhjet që zhvillohen mes liderëve të botës.

“Por atletet sportive nuk duken shpesh në rreshtin e parë”- shton më tutje BBC, e cila thotë se i përkasin kryeministrit shqiptar.

Në fund të videos, BBC jep dhe tonin e ironisë me pak fjalë dhe spostimin e fokusit të pamjeve, nga këpucët e Edi Ramës, tek buzëqeshja e madhe e kryeministrit.

“Atletet i përkasin kryeministrit shqiptar Edi Rama... i cili mesa duket e ka shijuar momentin (e fotos).

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat