Parashikimi i motit: Rriten temperaturat

Shqipëria

Parashikimi i motit: Rriten temperaturat

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 07:51
Foto ilustrim

Dita e mërkurë do të jetë e nxehtë.

Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, shpjegojnë se dita e mërkurë do të jetë me mot të kthjellët dhe vranësira do të ketë vetëm në zonat malore.

Sa i takon temperaturave ato do të shkojnë nga 12 gradë në vlerat e tyre minimale, në zonat malore deri në 33 gradë në vlerat e tyre maksimale në zonat e ulëta.

Ndërkohë në ditët në vijim pritet të kemi një rritje të temperaturave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat