Mëngjesin e sotëm një 45-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.
Ngjarja e rënë ndodhi pranë fshatit Hudënisht.
Mjeti tip “Wolkswagen”, me targë YOT 4841 me drejtues shtetasin A.B, ka aksidentuar shtetasen Armanda Jaçellari.
45-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Mësohet se ajo sapo kishte zbritur nga një furgon i linjës Lin-Udënisht, kur u përplas me një autoveturë tip Wolkswagen me targa greke.
Aksidenti ndodhi shumë pranë shtëpisë së saj, ndërsa ajo la jetimë 3 fëmijë.
Gjithashtu bëhet me dije se gruaja mbante për dore edhe vajzën e saj 5 vjeçe, kur u aksidentua.
Fatmirësisht, fëmija ndodhej në krahun tjetër nga erdhi autovetura që shkaktoi aksident.