“Vjen Peleshi dhe bën show”, puna e një viti shkon në “plehra”, fermerët s’kanë ku shesin shalqinin

Shqipëria

“Vjen Peleshi dhe bën show”, puna e një viti shkon në “plehra”, fermerët s’kanë ku shesin shalqinin

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Kontrata e fermerëve të fshatit Mizë në Divjakë me pronarin e tokës përfundon sot ndaj duhet ta dorëzojnë ngastrën të boshatisur nga prodhimet.

Mundi i disa muajve përfundon kështu, pasi ata si shumë fermerë të tjerë nuk kanë mundur ta shesin dot prodhimin për shkak të mungesës së tregut dhe çmimi të ulet. Sipas tyre, 1 kg shalqi shitet 8 lekë, ndërsa koston e ka 15-20 lekë.

“Vjen ai Peleshi, bën show, këtu mungon dora e shtetit. Kam edhe gjysmën e prodhimit të shalqinjve pa shitur”, thotë një fermer.

Alternativa e vetme e tyre është ta mbledhin dhe ta hedhin në kanal të gjithë prodhimin, duke dalë me humbje e duke menduar të ndryshojnë kulturën e mbjellë vitin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat