Ditën e sotme kryeministri i vendit, Edi Rama pritet të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Bruksel së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushatin.
Sot, pas përfundimit të samitit në Londër, kryeministri Rama dhe Bushati janë nisur drejt Brukselit me tren, që nga Londra.
Përmes një fotoje të publikuar nga “Albanian Goverment”, (Qeveria shqiptare), shihet Rama dhe Bushati teksa janë duke udhëtuar drejt Brukselit me tren.