A rrezikohet Shqipëria nga zjarret gjatë kësaj jave

Shqipëria

A rrezikohet Shqipëria nga zjarret gjatë kësaj jave

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se sot në territorin shqiptar nuk pritet të ketë rrezik për zjarre si pasojë e temperaturave të larta.

Sipas IGJEUM në disa qarqe pritet rrezik në zona të lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jugperëndim), Kukës (Veri-perëndim), Tiranë (Perëndim).

Sot pasdite dhe nesër priten reshje “të dobta” ose lokalisht të dobta ne 2 qarqet e veriut.

Reshjet pritet të jenë të përqendruara kryesisht në zonat malore të qarqeve. Në ndonjë rast të rrallë, në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formën e shtrëngatës me kohëzgjatje të shkurtër (zakonisht, pasditeve dhe mbrëmjeve). Kjo mundësi do të jetë më e vogël sesa gjatë ditëve të kaluara.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 20 / 29 °C, në vendet e ulëta: 17 / 32 °C dhe në vendet malore: 14 / 28 °C.

Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat