Berisha paralajmëron largimin nga puna të 200 personave

Shqipëria

Berisha paralajmëron largimin nga puna të 200 personave

Nga: A.M. Më: 11 korrik 2018 Në ora: 16:31
Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pasi ka marrë një mesazh nga një punonjëse e Albpetrol ka cila ka thënë se pritet se do të largohen nga puna rreth 2000 vet.

Berisha ka shkruar se “përgatitet linçimi nga puna i 2000 naftëtarëve të Albpetrolit nga Rama dhe mafia e tij e naftës”.

Postimi i plotë:

Pregatitet linçimi nga puna i 2000 naftetareve te Albpetrolit nga Rama dhe mafia e tij e naftes!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje doktor!

Nje shqetesim doja te ndaj me ju.

Une jam nje punonjese e Albpetrol dhe ndjej keq ardhje te vecante si per vete edhe per rreth 2000 vet qe po behen gati ti hedhin ne rruge e t'i lene pa pune per shkaqe privatizimi zhvatje dhe vjedhje te hapur qe po bejne perdite.

Duke mos respektuar asnje ligje e asnje kriter,si per dhenien me konçesion te vend-burimeve te mbetura por edhe per trajtimin e punojsve te tij(jane gati per ti hedhur ne rruge duke mos respektuar asnje presje te kodit te punes,se per ligje te shoqerive aksionere jo e jo),si per ato njerez qe jane prag pensioni dhe per te rinjet.

Duke te falenderuar perzemersisht dhe me shprese gjysem te vdekur se mund te behet dicka, te uroj nje pasdite te qete.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat