Si gënjen Taulant Balla?

Shqipëria

Si gënjen Taulant Balla?

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 19:45
Taulant Balla

Sot Taulant Balla deklaroi se dorëzoi prova të reja në Prokurorinë e Tiranës në vijim të kallëzimit të datës 27 Qershor, me anë të të cilit ka kallëzuar Bashën për nxjerrjen e sekretit hetimor për 3.4 milionë eurot me Toyota Yaris.

Që në fjalinë e parë kuptohet gënjeshtra e trashë e Ballës për të mbajtur në këmbë një mashtrim publik kundër kreut të opozitës.

Nëse do të ishte e vërtetë se Balla ka dorëzuar prova të reja, do t’i depozitonte ato para Prokurorisë së Krimeve të Rënda, sepse këtu ka bërë padinë e dt 27 Qershor.

Prokuroria e Tiranës nuk ka çështje në hetim për kallëzimin në fjale. Atëherë si ka mundësi që i ka çuar provat shtesë aty?

Ka vetëm një shpjegim për këtë pyetje. Taulant Balla, i kapur nga paniku, gënjen supertrashë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat