Qeveria Rama ka vendosur këtë të mërkurë në mbledhjen e këshillit të ministrave që t’i lehtësojë barrën fiskale familjeve që kanë fëmijë në klasën e parë deri në të katërtën.
Këto familje, do të mund t’i marrin librat për fëmijët e tyre falas. Brenda çdo muaji korrik të vitit ministria do të përgatisë listën e parashikuar të nxënësve që ndjekin arsimin fillor. Buxheti i alokuar është 270 milionë lekë.
Faktikisht ky propozim ka ardhur më herët, që në qershorin e vitit të kaluar, në kohën kur opozita e PD dhe e LSI-së premtonin që nëse vinin në pushtet, librat për sistemin e detyrueshëm shkollor do të jepeshin falas (nga klasa parë në të 9-tën).
Me të ardhur në pushtet, qeveria Rama2 bëri një përpjekje për ta “inkorporuar” këtë propozim, gjë e cila solli jo pak fërkime mes palëve në atë... por mesa duket kryeministri nuk e ka “harruar” këtë ide dhe ka vendosur ta aplikojë (edhe pse për gjysëm e klasave).