Raporti i Antidrogës italiane, PD-LSI: Jemi bërë delja e zezë e Evropës - Bota Sot
Raporti i Antidrogës italiane, PD-LSI: Jemi bërë delja e zezë e Evropës

Shqipëria

E premte, 21 shtator 2018

Raporti i Antidrogës italiane, PD-LSI: Jemi bërë delja e zezë e Evropës

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

“Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane”: pohimi vjen nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali, e cila sapo ka publikuar “Raportin Vjetor” në lidhje me vitin 2017. “Importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016”, vlerëson Raporti duke shtuar se “trendi i konfiskimeve në Itali, lidhet me kultivimin e marijuanës në Shqipëri”.

Për rezultatet e ketij raporti reaguan sot PD e LSI.

“Raporti i Antidroges Italiane i cjerr masken qeverise shqiptare dhe nxjerr ne drite te diellit situaten dramatike ne lidhje me kultivimin dhe trafikimin e droges.

Pavaresisht perallave te kryeministrit dhe sejmeneve te tij qe eshte eleminuar kultivimi i kanabisit, ne vitin 2017 eshte kapur ne Itali 2 here me shume droge se ne 2016 qe ishte vit rekord. Jemi vendi i pare i origjines per kanabisin qe i dergohet Europes…”, shkruan kreu I grupit parlamentar I PD-së, Edmond Spaho.

Edhe Petrit Vasili ka renditur 12 pikat kryesoretë raportit duke nenvizuar se, “Prandaj nuk na hapen dyert e Europes dhe jemi bere delja e zeze e saj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test