Hoxha: Avantazhi i grupeve kriminale shqiptare dhe bashkëpunimi me mafien - Bota Sot
Hoxha: Avantazhi i grupeve kriminale shqiptare dhe bashkëpunimi me mafien

Shqipëria

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Hoxha: Avantazhi i grupeve kriminale shqiptare dhe bashkëpunimi me mafien

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 21:51
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në "Ora News" thotë se grupet shqiptare nuk janë shndërruar ende në grupe mafioze, duke nënvizuar se ata kanë lidhje me organizata të tilla.

Hoxha: Shqiptarët zakonisht bashkëpunojmë me organizata pulieze ose siçiliane për shkak të bashkëpunimit me ta duke i furnizuar me kanabis. Marrin prej tyre leje për territorin për të trafikuar narkotikë të fortë. Çojmë zakonisht heroinën dhe marrim nga vendet latine kokainën. Raporti thjesht konfirmon stadin që ka arritur kriminaliteti shqiptar dhe po dëshmon cili është armiku i vërtetë, me të cilën duhet të përballen agjencitë tona të zbatimit të ligjit.

Rritja është e sasive të kapura 1017 për qind, por i sasive të trafikuara shumë më tepër. Nëse jemi me këmbë në tokë dhe shikojmë gjithë atë infrastrukturë të aktivizuar, super skafe, shikojmë aksione policore nga tre shtete, Italia, Shqipëria, Mali i Zi dhe nuk arrijmë dot t'i kapim, flas për gomone që identifikohen, po transporti me anije dhe kamionë?! Gjëja që duhet të na shqetësojë është fakti që kemi të bëjmë me organizata të shtrirë në disa vende, që janë fuqizuar së tepërmi, dhe thjesht befasohemi kur kapen sasi të mëdha kokaine brenda Shqipërisë, sasi të mëdha parash që vijnë nga vendet e BE-së që janë para sigurisht të siguruara nga grupet tona kriminale që veprojnë atje.

Edhe evropianët janë bërë më të vëmendshme ndaj grupeve shqiptare. Grupet shqiptare ende nuk kanë strukturë tipike mafioze. Avantazhi i grupeve shqiptare është se nuk kanë shtab. Janë të vogla dhe operative. Në Shqipëri nuk kemi ende një organizatë siç është Ndrageta.

-A jemi larg?

Hoxha: Nuk jemi larg. Jemi në atë rrugë. Jemi duke bashkëpunuar me ta. Ka pasur shumë raste që jemi ekspozuar. Rasti Habilaj furnizonte organizata mafioze siçiliane. Duhet të kesh pa tjetër lejen e Gozanostrës. Nëse ti zbarkon lehtësisht në Pulia, ti nuk mund të operosh pa lejen e Ndragetës. Grupet tona kanë lidhje të forta dhe të besueshme. Kanë siguruar besnikërinë se janë të aftë të kryejnë operacione të tilla të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test