The Sun: Lini Greqinë për Shqipërinë, është më lirë dhe njësoj e mrekullueshme! - Bota Sot
The Sun: Lini Greqinë për Shqipërinë, është më lirë dhe njësoj e mrekullueshme!

Shqipëria

E premte, 21 shtator 2018

The Sun: Lini Greqinë për Shqipërinë, është më lirë dhe njësoj e mrekullueshme!

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 22:12
Shqipëri

Mund të kurseni para duke këmbyer pushimet në buzë të detit në Greqi me bregdetin Shqiptar, shkruan e përditshmja britanike “The Sun”.

“Bregdeti jonian i Shqipërisë është shumë pranë atij të Korfuzit dhe mund të arrihet lehtësisht që nga ishulli grek dhe plazhet e saj janë njësoj të mrekullueshme. Nëse dëshiron të krijosh varietet përse të mos vizitosh Shqipërinë?”, thekson gazeta në një artikull që i dedikohet destinacioneve alternativë, ndaj atyre popullore, për të kaluar pushime të mrekullueshme.

“Një avantazh i madh është fakti se është shumë më e lirë se sa fqinji, shumë i pëlqyer por i mbytur me turistë”, thuhet në këtë artikull.

“Një kriko kushton vetë 0,58 paund në Shqipëri kundrejt 1,8 paund në Korfuz, nuk po bëjmë shaka!”, përfundon “The Sun”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test