Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama ka udhëtuar anembanë Evropës në takime të rëndësishme, fillimisht në Londër e më pas në Bruksel (në samitin e NATO-s), atje ku ishin mbledhur disa nga liderët më të rëndësishëm të globit, përfshi dhe Presidentin e SHBA-ve Donald Trump.
Këtë të enjte vetë Rama publikoi një video ku dukej se po fliste me Trump, teksa Presidenti i SHBA-ve dukshëm nuk po i kushtonte rëndësi fjalëve të kryeministrit. Në video Rama ishte thuajse gjunjëzuar në përpjekje për t’i folur Trump-it.
Por teksa kjo video ishte hedhur nga vetë duart e Ramës për të dhënë imazhin se vetë Trump dëgjon fjalët e mençura të kryeministrit shqiptar, një tjetër video e publikuar nga Politiko.al, tregon të vërtetën... pa “filtër qeveritar”.
Video e mëposhte e publikuar nga Politiko, jep dimensionin e “pasheqerosur” të kryeministrit shqiptar, i cili ka një kujdes aq të madh për imazhin mediatik, saqë shkon nëpër takime të rëndësishme me atlete, me shpresën se do të bëhet lajm i mediave të mëdha.
Pamjet e mëposhtme flasin qartë për një tjetër imazh, kryeministrin shqiptar që shikon me padurim “prenë” që ai duhet të kapë për të dalë i buzëqeshur përpara kameras, që më tutje imazhet e takimeve t’i paraqiten publikut e në rradhë të parë medias.
(Në video Rama sheh në sy Presidentin francez Macron, i cili pasi takon kryeministrin belg, nuk i flet kryeministrit shqiptar).
Videon e ka komentuar dhe politika. Zvkryetari i LSI-së Luan Rama shkruan se kryeministri duket si një lypës shikimesh, në pritje që të takojë liderët e tjerë botërorë.
Postimi i Luan Ramës:
I padinjitet!
Vjen vërdallë nëpër sallë e pret që ndokush ta shohë, ta përshëndesë apo në një rast fatlum t’i japë dorën.
Eshtë Kryeministri i vendit tim, është ai “që magjepsi Parisin!” siç kumtoi gjithë pathos e emocion një ish studentja e tij, Ornela Vorpsi më dukej se quhet, që po “magjeps” edhe sallën ku janë mbledhur presidentë e kryeministra të vendeve anëtare të NATO-s!
I padinjitet, qesharak, “lypës” shikimesh deri në neveri!
Shikoni videon në vijim