Luan Rama publikon videon: Vjen vërdallë ta shohë dikush...ai që magjepsi Parisin - Bota Sot
Luan Rama publikon videon: Vjen vërdallë ta shohë dikush...ai që magjepsi Parisin

Shqipëria

Luan Rama publikon videon: Vjen vërdallë ta shohë dikush...ai që magjepsi Parisin

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 00:04
Luan Rama

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama duke komentuar vizitën e kryeministrit Rama në Bruksel, shkruan se ai është pa dinjitet dhe qesharak.  

Reagimi i Luan Ramës: 

I pa dinjitet!

Vjen vërdallë nëpër sallë e pret që ndokush ta shohë, ta përshëndesë apo në një rast fatlum t’i japë dorën.

Është Kryeministri i vendit tim, është ai “që magjepsi Parisin!” siç kumtoi gjithë pathos e emocion një ish studentja e tij, Ornela Vorpsi më dukej se quhet, që po “magjeps” edhe sallën ku janë mbledhur presidentë e kryeministra të vendeve anëtare të NATO-s!

I padinjitet, qesharak, “lypës” shikimesh deri në neveri!

Shikoni videon në vijim dhe jini krenarë për të!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test