Rama: Ja projekti i ri për realizimin e nyjës së Milotit!

Shqipëria

Rama: Ja projekti i ri për realizimin e nyjës së Milotit!

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 08:53
Edi Rama ka zgjedhur t’i përshëndesë shqiptarët, me një video nga projekti i ri që ka nisur të zbatohet për realizimin e nyjës së Milotit.

Mëngjesin e sotëm, kryeministri i vendit, Edi Rama ka zgjedhur t’i përshëndesë shqiptarët, me një video nga projekti i ri që ka nisur të zbatohet për realizimin e nyjës së Milotit.

Sipas Ramës, kjo rrugë ka një impakt të madh, jo vetëm për lehtësimin e qarkullimit dhe sigurinë, por edhe integrimin e shumë rrugëve dytësore në infrastrukturën kombëtare.

MIRËMËNGJES

dhe me këtë projekt të ri që sapo ka nisur të zbatohet për realizimin e nyjës së Milotit, (pjesë e rrugëve të mbetura rrugëve, qysh nga vitit 2011 dhe që do të pasohet së shpejti nga rruga e re Milot-Balldren) me vlerë 16 mln USD dhe impakt të konsiderueshëm jo vetëm në lëvizshmërinë e sigurinë e aksit kryesor, po edhe në integrimin e shumë rrugëve dytësore me infrastrukturën kombëtare, ju uroj një ditë të mbarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat