Negociatat, Hahn: Vijojmë përgatitjet; Rama: Të gatshëm për gjithçka na është kërkuar

Shqipëria

Negociatat, Hahn: Vijojmë përgatitjet; Rama: Të gatshëm për gjithçka na është kërkuar

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 11:23
Johannes Hahn dhe Edi Rama

Në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Brukseli, kryeministri Rama dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn kanë theksuar në të njëjtën gjuhë se përgatitjet për hapjen e negociatave, vitin e ardhshëm, do të nisin pa humbur kohë.

E nëse komisioneri Hahn nxiti qeverinë shqiptare të vazhdojë punën me procesin e reformave, duke garantuar asistimin nga Bashkimi Europian, kryeministri Rama theksoi gatishmërinë për të mos humbur asnjë minutë kohë dhe pavarësisht se muajt përpara do të jenë të ëvshtirë, do të bëhet gjithçka kërkohet nga BE-ja.

“Hapja e negociatave duhet të jetë qëllim kombëtar në Shqipëri. Bashkimi Europian do të asistojë në zbatimin e reformave aktuale, ndërkohë që do të vijojnë edhe përgatitjet për hapjen e negociatave për vitin e ardhshëm”, do të shprehej ndër të tjera Komisioneri Hahn.

“Jemi të gatshëm të nisim përgatitjet për hapjen e negociatave dhe të përmbushim gjithçka na është kërkuar. Nuk do të humbasim asnjë moment, edhe pse na presin muaj të vështirë përpara. E rëndësishme është që pamë një numër shumë të madh vendesh të BE-së që njohën meritat e Shqipërisë, pasi 25 vende ishin për hapjen e menjëhershme të negociatave”, deklaroi ndër të tjera Rama.

Ndërkohë, kryeministri i vendit e ftoi për vizitë Komisionerin Hahn në Tiranë, duke i thënë se e mirëpret së bashku me ekipin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat