Dyshohet si kufoma e 22-vjeçarit shqiptar, shkaqet ende misterioze…

Shqipëria

Dyshohet si kufoma e 22-vjeçarit shqiptar, shkaqet ende misterioze…

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 15:10
Kufoma u identifikua dhe sipas policisë greke i takon një 22-vjeçari shqiptar.

Kufoma e një 22-vjeçari shqiptar u gjet nga banorë të zonës mëngjesin e së premtes në zonën Koum Kapi në Chania, nën Villa Koundourou.

Kufoma u identifikua dhe sipas policisë greke i takon një 22-vjeçari shqiptar, shkruan Zougla.gr

Pas gjetjes së kufomës ka shkuar në vendngjarje  policia e zonës, policia e portit,  ambulanca dhe morën trupin e shqiptarit për të cilin ende nuk dihet nëse ka vdekur apo është vrarë.

Sipas pamjes së parë, nuk ka indikacione për një vepër penale. Ekzaminimi i mjekësisë ligjore pritet të “hedhë dritë” mbi shkaqet e sakta të vdekjes së të riut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat