Pëson infarkt teksa po peshkonte në lumin Drin, humb jetën 54 vjeçari

Shqipëria

Pëson infarkt teksa po peshkonte në lumin Drin, humb jetën 54 vjeçari

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 18:32
Lumi Drin

Një 54 vjeçar i identifikuar me inicialet L.C është mbytur teksa po peshkonte në rrjedhën e lumit Drin.

Ngjarja ka ndodhur në Vaun e Dejës gjatë ditës së djeshme. Policia e ka dhënë njoftimin këtë të premte. Viktima, banues në Vaun e Dejës, rezulton se ka pësuar një infarkt për shkak të ujit të ftohtë.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 12.07.2018 në Vau i Dejës, në lumin Drin, duke peshkuar me rrjetë, aksidentalisht është mbytur shtetasi L.C., vjeç 54, banues në Vau i Dejës. Nga veprimet e kryera rezultoi se ka pësuar infarkt për shkak të ujit të ftohtë. Materialet u referuan në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat