“Fotografitë e Ditës” së Edi Ramës, në Samitin e NATO-s, nuk gjenden asgjëkundi zyrtarisht

Shqipëria

“Fotografitë e Ditës” së Edi Ramës, në Samitin e NATO-s, nuk gjenden asgjëkundi zyrtarisht

Nga: Beqir SINA Më: 13 korrik 2018 Në ora: 18:55
Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Donald Trump

Presidentia kroate, Kolinda Grabar-Kitarovi? “fshinë” nga albumi i saj - fotografinë me Kryeministrin Rama. Dhe, për të ardhur keq, por nuk  janë kërkundi zyrtarisht “Fotografit e Ditës” së Edi Ramës, me Presidentin e SHBA Donald Trump dhe presidenten kroate Kalinda Grabar-Kitaroviç, në Samitin e NATO-s, në Bruksel, më 11 korrik.

Kolinda Grabar-Kitarovi? Presidente kroate, është bërë “hite” këtë botëror, duke festuar si një udhëheqëse e “çmendur” e futbollit, ku përfaqësuesja e vendit të saj, po merr pjesë në finalen e Kupës së Botës – Rusia 2018, mes Kroacisë dhe Francës.

Kupa e Botës – Russia 2018, shkruajnë mediat amerikane, ka qenë e mbushur plot me një nëntokë të thellë suprizash, por që asnjë nuk ka qenë aq e çuditshme, sa ajo që përfshin fotografinë dhe videon me presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitarovi?, qarkulluar në të gjithë botën.

Aqsa shtetaresha 50-vjeçare fitoi zemrat në të gjithë globin, kur ajo dukej të veshte një bluzë – kuq e bardhë të kombëtares kroate, dhe të festoi me “çmenduri” gjatë fitores së çerekfinales ndaj Rusisë, në tribunë përballë kundërshtarit të saj në atë ndeshje çerekfinale, me Kryeministrin rus Dimitry Medvedev.
 
Mediat prestigjoze amerikane, duke iu referuar si shkruajn ato faqes zyrtare të takimit të NATO-s,  dhe foto albumit zyrtar të presidencës korate, dhe mediave zyrtare, kanë publikuar të gjitha fotot e presidentes kroate Kalinda Grabar-Kitaroviç, teksa ajo feston fitoren e daljes në finalen Kupës së Botës, të mërkurën( 11 korrik) pjesëmarrjen e saj në samitin e NATO-s, me 28 udhëheqësit e vendeve anëtare, të natos.

Shtypi amerikan shkruan se ndoshta ky qenë një samit i suksesshëm i NATO-s për presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, e cila në mbyllje të samitit, darkën soleme, ndau gëzimin e saj edhe me burrshetatas – dhe shtetareshat, përfshirë Presidentin e SHBA, Donald, Trump, Kyreministren e Anglisë Theresa May , Kancelaren e Gjermanisë , Angela Markel , Presidetin e Francës Emanuel Macron, e të tjer.

Fotografi dhe video këto që kamerat zyrtare i fokusuan në përfundim e samitit të NATO-s, i cili koncidoi edhe me takimin gjysmë-final të Kupës së Botës, Russia 2018, mes Kroacisë dhe Anglisë, ku kroatët fituan 2 me 1 dhe dolën në finale.
 
Mirëpo, ajo që ra në sy të paktën në medien sociale , dhe atë zyrtare në Europë dhe SHBA,  ku pothuajse qarkulluan edhe anemban botës të gjtha fotografitë presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, me burrshtetas dhe shtetaret, nuk u pa vetem një fotografi, të qarkollojë më!?
 
 Është, pikërishtë ajo(selfie) e përcjellur nga vet Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e cila nuk ishte zyrtare, dhe se samiti i Natos e presidenca kroate, duket se kan bërë kujdes për këtë fotografi, që për fatkeq nuk ishte  serioze, për një Presidente dhe një një Kryeministër, kjo dhe për faktin se ajo është bër nxitimthi, por që për nga momenti për presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, nuk duket aspak mirë.

Megjithse, Kryeministri Edi Rama, jo zyrtarisht, është duke vazhduar me përdorimin e fotografive të tija, “të përvjedhura” dhe jo zyrtare, të cilat televizioni i tij, ERTV, dhe media pranë tij në Tiranë, sado jo profesionale dhe jo zyrtare, i shesin në propogandën e tyre për personalizim dhe “reklama” propogandistike, që përdoren nga Edi Rama, por që kësaj rradhe duket se ai dhe makina propogandistike e tij në Tiranë, ka “dështuar” zyrtarisht, të paktën në dy  raste në Samitin e NATO-s.
 
 Dhe, ato janë që të dyja fotot e Edi Ramës me Iphone, (selfie) : një me Presidentin e SHBA Donald Trump dhe një me presidenten kroate Kalinda Grabar-Kitaroviç,.
 
Fotografi këto të “përvjedhura” nga Rama, kur udhëheqësit e natos, mbërrijnë në Muzeun e Artit dhe Historisë në Bruksel të mërkurën, 11 korrik 2018, për një samit dy-ditor për të diskutuar Rusinë, Irakun dhe misioni i tyre në Afganistan, fotografi të cilat tani nuk janë më askërkundi.
 
 Përveçse në fotoalbumin propogandistik të Edi Ramës, i cili në çdo takim me burrshtetas dhe shtetare, vazhdon të përvjedhë ndonjë fotografi, që ta personalizojë menjëherë, madje edhe politikisht, si ato me Presidenti i SHBA Donald Trump, për të cilin Edi Rama ka folur shumë keq ( duke e quajtur Trumpin një rrezik për botën, madje si është shprehur ai edhe për Shqipërinë " Mos dhëntë Zoti të bëhet President Donald Trump" citohet të ketë thënë Rama, kur ai sihte kandidat për President të SHBA), dhe tani edhe presidenten kroate Kalinda Grabar-Kitaroviç, kësaj rradhe me fitoren e Kroacisë në botëror.
 
Presidentja e Kroacisë, permendi dhe vendosi në albumin e saj të presidencës kroate, të gjitha fotografitë nga ai moment, duke thënë se "Ishte e mrekullueshme, sepse të gjithë aleatët e NATOS -s, ishin të gëzuar kryesisht për ne (fitoren e Kroacisë), por ajo ashtu si dhe faqja zyrtare e albumit fotografik të Natos, dhe Shtëpia e Bardhë, asesi, nuk vendosi në albumet e tyre, ato që Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i quajti “Photos of the Day Fotografitë e Ditës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat