704 personat që marrin lejet e legalizimit

Shqipëria

704 personat që marrin lejet e legalizimit

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 08:40
Ilustrim

ALUIZNI bën publike listën me 704 personat që kanë ndërtuar pa leje dhe kanë gati lejet e legalizimit. Përfituesit janë në qarkun e Tiranës, në zonën e Kamzës dhe Vorës.

Për pajisjen me tapi të personave që kanë ndërtuar pa leje, sipas ndryshimeve të fundit në ligj, do të bashkëpunojë ALUIZNI dhe Hipoteka (ZRPP), pa qenë nevoja të aplikojë vetë përfituesi. ALUIZNI dorëzon në ZRRP verifikimin e gjendjes juridike të pronës ku janë ngritur ndërtimet informale, përditësimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme, kartelave dhe hartave kadastrale, sipas blloqeve kadastralë ku janë ngritur ndërtimet informale dhe regjistrimin e lejes së legalizimit dhe të pasurisë së legalizuar.

Kërkesa për informacion, për verifikimin e gjendjes juridike të pronës (statusit juridik), dërgohet nga ALUIZNI pranë ZVRPP-së, jo më vonë se 10 ditë nga data e evidentimit faktik në terren (data e “procesverbalit të evidentimit në terren”) dhe shoqërohet nga harta vektoriale në format shkresor dhe elektronik.

Ndërkohë, ZVRPP-ja brenda 15 ditëve nga administrimi i kërkesës, dërgon informacionin mbi gjendjen juridike të pronave në bllokun kadastral, në të cilin përfshihen të dhënat mbi pronarin e pasurisë, harta kadastrale në format shkresor dhe elektronik dhe kartelat.

Kur ZVRPP-ja nuk dërgon informacion, ALUIZNI vijon procedurat administrative për legalizimin e ndërtimit, duke kërkuar regjistrimin e tij.

Kur zona kadastrale nuk i është nënshtruar regjistrimit fillestar dhe poseduesi i ndërtimit nuk disponon dokumentacion që provon pronësinë mbi truallin, ALUIZNI vijon procedurat e kalimit të së drejtës së pronësisë, si në rastin e ndërtimeve informale të ngritura mbi truall “shtet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat