Rruga Kardhiq –Delvinë, brenda një muaji çelet procedura e tenderimit

Shqipëria

Rruga Kardhiq –Delvinë, brenda një muaji çelet procedura e tenderimit

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 11:59
Kardhiq –Delvinë, projekt i rëndësishëm i Korridorin e Jugut

Projekti i rrugës Kardhiq –Delvinë është një tjetër vepër e rëndësishme që po ndërmerr qeveria në zhvillimin e infrastrukturës rrugore kombëtare, që lidh zonën e jugut të vendit me perlën e turizmit shqiptar, siç është Saranda.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri tha sot nga Tepelena, në ceremoninë e nisjes së punimet të rrugës Bypass-i Tepelenës se, “qeveria ka përfunduar proceduarat për nisjen e këtij projekti dhe shumë shpejtë, brenda një muaji do të çelen procedurat e tenderimit”.

Ky projekt do të fillojë e nuk do të ndalet deri në përfundim e plotë të tij, duke bërë që Saranda të ketë një akses të turizmit dhe zhvillimit ekonomik.

Aksi Kardhiq–Delvinë ka një gjatësi rreth 34 km. Deri më tani janë përfunduar 7.6 km nga Ura e Kardhiqit në drejtim të Fushë Bardhës dhe 9.7 km nga Delvina në drejtim të Vergos . Projekti i ri parashikon punimet në pjesën e mbetur prej 16.7 km  dhe rehabilitimin në të gjithë gjatësinë e tij. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat