Tërmet i fortë në Itali, paralajmërime edhe për Shqipërinë

Shqipëria

Tërmet i fortë në Itali, paralajmërime edhe për Shqipërinë

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Një tërmet i fortë ka rënë në orët e mëngjesit në Itali.

Lëkundjet prej 4.5 ballësh të shkallës rihter kanë rënë në bregun e Siçilisë përballë Shqipërisë.

Mediat italiane shkruajnë se lëkundjet janë ndjerë deri në Shqipëri, e në vendet e tjera rreth.

Instituti italian ka dhënë alarmin se priten edhe lëkundje të tjera, ndërsa paralajmërohet se lëkundje mund të ketë edhe në Shqipëri.

Shqipëria këto ditë është përfshirë nga lëkundje të shumta toke, më e fuqishmja ishte 10 ditë më parë kur ra një tërmet prej 5.2 ballësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat