Kujt ja kemi lënë në dorë sigurinë ushqimore?! Inspektorët pa formimin e duhur

Shqipëria

Kujt ja kemi lënë në dorë sigurinë ushqimore?! Inspektorët pa formimin e duhur

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 18:31
Ilustrim

Kontrolli i Lartë i Lartë i Shtetit arrin në konkluzionin se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk ka arritur të garantojë besimin e konsumatorëve për sigurinë ushqimore në vend.

Në një analizë për këtë sektor, KLSH vëren se,  performanca e dobët vjen për shkak se kuadri rregullator është i paplotësuar, ka mbivendosje, dublime kompetencash dhe mungesë të ndarjes së përgjegjësive institucionale. Nuk ka funksionuar bordi, komiteti shkencor me panelet, si dhe drejtorët e përgjithshëm pas vitit 2016 janë emëruar në kundërshtim me kërkesat përkatëse ligjore.

Sipas KLSH,  Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shfaqur mangësi në administrimin e shërbimit civil, si dhe nuk ka një shpërndarje racionale të inspektorëve në rajone dhe sipas sektorëve brenda tyre, ka kapacitete të dobëta inspektuese si pasojë e largimeve të paligjshme, mungesës së përputhjes së kritereve të formimit profesional; mungesës së trajnimeve, testimeve, kualifikimeve dhe për pasojë cilësi dhe numër i ulët e inspektimeve.

Nga ana tjetër, në analizë vërehet se nuk janë trajtuar siç duhet masat administrative të dënimit me gjobë të subjekteve të gjendur në kundërshtim me ligjin, pajisjet laboratorike në masë të konsiderueshme janë të amortizuara e jashtë përdorimit dhe laboratorë janë të paautorizuar, mungojnë investimet në asete e infrastrukturën inspektuese, si dhe në pajisjet laboratorike me shtrirje në të gjithë vendin, të nevojshme dhe të domosdoshme për përmirësimin e sigurisë ushqimore në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat