Vrasja e dyfishtë, Gjykata e Apelit anulon burgun për jetë

Shqipëria

Vrasja e dyfishtë, Gjykata e Apelit anulon burgun për jetë

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 11:01
Sadik Dine

Prokuroria kishte kërkuar dënimin me burg për jetë për vrasjen e dyfishtë të nipit të tij, më në fund shqiptari Sadik Dine ka mundur të fitojë betejën e parë.

Gjykata e Apelit e Riminit ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e prokurorisë. Sadik Dine, është daja i Dritan Demiraj, shqiptarit që akuzohet se ka vrarë ish-të dashurën e tij Lidia Nusdorfi dhe të dashurin e saj italian, Silvio Mannina.

Dine me profesion peshkatar, gjithmonë kishte deklaruar se ishte i pafaj në krimin e nipit dhe në fund Apeli ka vendosur pro tij. Në këtë mënyrë, gjykimi ndaj tij do të ribëhet sërish. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2014, ku Dritan Demiraj, i ndihmuar edhe nga e fejuara e tij, Monica Sanchi dhe sipas policisë edhe nga Sadik Dine kanë kryer vrasje të dyfishtë.

Demiraj vrau ish­të dashurën e tij rumune, Lidia Nusforfi më 1 mars të vitit 2014 në stacionin e trenit në Rimini, pasi kishte vrarë më 28 shkurt të atij viti, Silvio Mannina­n, të dashurin e saj italian.

Prokuroria e Riminit kishte kërkuar burgim të përjetshëm për dajën e tij peshkatar, si edhe 30 vjet burg për të fejuarën, Monica Sanchi­n. Krimi dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat