Vaksinohen luanët që gjenden në Shqipëri, por problem kanë… mbipeshën

Shqipëria

Vaksinohen luanët që gjenden në Shqipëri, por problem kanë… mbipeshën

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 13:18
Luanët që gjenden në një kopësht zoologjik në Shqipëri

Një nga luanët që gjenden në një kopësht zoologjik në Shqipëri, u vaksinua dje, të shtunën, nga veterinerë shqiptarë dhe të huaj.

Administrata e Zonave të Mbrojtura në Fier, në bashkëpunim me “Four Paws” dhe një grup specialistësh veterinerë, bëri ekzaminimin dhe vaksinimin e kafshëve të egra në atë park.

Në video duket një nga luanët nën veprimin e sedativëve dhe veterinerët që po e ekzaminojnë.

Në përgjithësi, gjendja e luanëve ishte e mirë, por në mbipeshë. Tek njeri prej tyre u konstatuan probleme renale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat