‘Ushtarak për një javë!’/ Maturantët stërviten me komandot… në shkollën verore

Shqipëria

‘Ushtarak për një javë!’/ Maturantët stërviten me komandot… në shkollën verore

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 13:35
Maturantët stërviten me komandot… në shkollën verore

Një shkollë verore që të bën të përjetosh ndjesinë e të qenit ushtarak i vërtetë. Kjo është nisma e Ministrisë së Mbrojtjes që synon të joshë maturantët që të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.

Për një javë gjimnazistët kanë veshur kambalet e ushtarakut, dhe janë bërë pjesë e përditshmërisë së burrave dhe grave në uniformë.

Këto ditë, Forcat e Armatosura kanë hapur dyert për të rinjtë e shkollave të mesme, ku në Zall Herr, grupi i parë i tyre nën drejtimin e forcave Komando dhe Speciale, u bënë pjesë e stërvitjeve bazë të dy reparteve elitë të FA.

Ashtu si forcat speciale, djemtë dhe vajzat u hodhën nga kulla e alpinizmit, patrulluan në zonat e banuara, dhe u përballen me protestues të dhunshëm.

Ministrja e Mbrojtjes u bëri thirrje ta mendojnë të ardhmen e tyre në Forcat e Armatosura, pasi ofron mundësi të mira karriere brenda dhe jashtë vendit në strukturat e NATO-s e më gjerë.

Ky program i konceptuar si shkolle verore për të rinjtë pranë strukturave të Forcës Tokësore, Detare dhe Ajrore e bën më të prekshme jetën e ushtarakut.

Pjesë e programit është edhe vizita në Muzeun e Forcave të Armatosura pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Nëpërmjet mësimeve teorike dhe trajnimit praktik në terren, gjimnazistët do të kenë mundësinë të marrin njohuri mbi mënyrën se si funksionon jeta ushtarake, si punohet në një garnizon ushtarak, njohuri mbi përdorimin e armëve, përgatitje fizike, bazën ligjore ku mbështeten dhe funksionojnë Forcat e Armatosura, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat