Hapen dyert e mortit, mesazhi i motrës së Silvanës prek të gjithë shkodranët

Shqipëria

Hapen dyert e mortit, mesazhi i motrës së Silvanës prek të gjithë shkodranët

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 22:15
Silvana Ndoci

Janë hapur këtë të dielë dyert e mortit për çiftin Boran Berçana e Silvana Ndoci, të vrarë orët e para të mëngjesit me breshëri arme në brendësi të makinës së tyre në qytetin e Shkodrës.

Pritjet do të kryehen në shtëpinë e ish efektivit të policisë, Boran Berçanës. 

Ndërkohë, përmes një postimi në rrjetin social, motra e Silvana Ndocit ka dhënë një mesazh mjaft prekës. Ka postuar foton e çiftit që mbeti i vrarë dhe një mbishkrim që del nga zemra e saj, për motrën dhe bashkëshortin.

“Pushofshi në paqe. S’do t’ju harrojmë kurrë. Do jeni gjithmonë në zemrat tona”.- shkruan Antoneta Ndoci.

Image

30 vjeçari dhe 24 vjeçarja janë vrarë në mënyrë mafioze këtë të diel nga persona ende të paidentifikuar nga policia. Autoritetet më vonë kanë gjetur një makinë të djegur, e cila dyshohet të jetë e atentatorëve. Janë hedhur në tavolinë disa pista për të zbardhur këtë vrasje të rëndë, ku u përfshi dhe foshnja e çiftit të shkodranëve. Djali i tyre, vetëm 1 vjeç, arriti të shpëtojë mrekullisht nga plumbat. Babai dhe nëna e tij arritën ta ruanin me trupat e tyre djalin, i cili kur u gjet nga policia ishte i mbuluar në gjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat