Diell apo shi? Ky është moti për ditën e parë të javës

Shqipëria

Diell apo shi? Ky është moti për ditën e parë të javës

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 07:19
Foto ilustrim

Edhe pse është mesi i muajit korrik, temperaturat janë më të ulëta se vitet e kaluara.

Sipas parashikimit të motit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit gjatë ditës së hënë mund të ketë reshje të pakta shiu.

Ndërkaq temperaturat nuk do ti kalojnë 34 gradët në vendet e ulëta.

Parashikimi i motit për ditën e hënë:

Ditën e hënë, priten reshje ‘te dobeta’ në 2 qarqet e veriut si Shkodër dhe Kukës.

Reshjet priten kryesisht në zonat malore te qarqeve.

Në ndonjë rast të rrallë, në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formën e shtrëngatës me kohëzgjatje të shkurtër, zakonisht, pasditeve dhe mbrëmjeve.

Në zona të tjera të Shqipërisë nuk do të ketë reshje.

Temperaturat

Ditën e hënë,  temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 31 °C

në vendet e ulëta: 21 / 34 °C

në vendet malore: 14 / 28 °C

Era

Ditën e hënë era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e mesditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat