Ndërron jetë Prof. Dr. Kiço Negovani, nipi i martirit papa Kristo Negovani

Shqipëria

Ndërron jetë Prof. Dr. Kiço Negovani, nipi i martirit papa Kristo Negovani

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 08:24
Kiço Negovani

Muzeu Kombëtar i Arsimit - Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë ka njoftuar me hidhërim se një nga bashkëpunëtoret e Muzeut, Prof. Dr. Kiço Negovani nderroi jete keto dite ne Amerike.

"Prof. Negovani, si nipi i martirit te shkolles dhe gjuhes shqipe, papa Kristo Negovani, para disa kohesh i dhuroi Muzeut tone materiale nga jeta e veprimtarit patriot, qe u masakrua ne shkurt te vitit 1905,  - njofton ky institucion. -  Njekohesisht, ne perkujtimin e 110 vjetorit te vrasjes se tij, ne pamundesi per te qene pjese e aktivitet solemn te organizuar ne Muze, Prof. Negovani pershendeti te pranishmit ne videokonference. 

I shprehim ngushellimet familjareve te tij, te afermve dhe miqve."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat