Shqipëria me normën më të ulët të papunësisë tek të rinjtë

Shqipëria

Shqipëria me normën më të ulët të papunësisë tek të rinjtë

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Rritja e forcave të punës publikuar nga Instat në tremujorin e parë të vitit 2018 tregon se punësimi është rritur në të gjithë sektorët e ekonomisë me 5 %, krahasuar me një vit më parë.

Nga shifrat del se ka një ulje rekord të papunësisë. Papunësia ka rënë në nivelin më të ulët historik prej 12.5 %.

Po, ashtu Shqipëria rezulton si vendi me normën më të ulët të papunësisë tek të rinjtë, me 24.5 %.

Edhe raporti i Bankës Botërore për Shqipërinë thotë se Shqipëria është vendi i parë në rajon, përsa i përket forcës së aftë për punë.

Pjesëmarrja në forcën e punës ka arritur në 51.9% tek gratë dhe 66.5 % tek burrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat