Në Komisionin e Pavarur të Apelimit ka nisur seanca për shqyrtimin e ankimimit të Komisionerit Publik ndaj vendimit të KPK për Mirela Fanën.
Ish-gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana dhe përfaqësuesi i saj ligjor nuk janë paraqitur në seancë.
Trupa gjykuese tërhiqet për të marrë vendim për vazhdimin e procedimit.
Zonja Fana ka dhënë dorëheqjen në janar të vitit 2017, si anëtare e Gjykatës së lartë.
Ankimimi i Komisionerit u regjistrua në Kolegjin e Apelimit ku u hodh shorti për trupën gjykuese të çështjes.