Shpërthen Shehi: Do t’i kisha mbyllur koncesionet, kot jemi ankuar për Rrugën e Kombit…

Shqipëria

Shpërthen Shehi: Do t’i kisha mbyllur koncesionet, kot jemi ankuar për Rrugën e Kombit…

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 12:14
Dashamir Shehi

Dashamir Shehi është i pakënaqur me mënyrën se si qeveria “Rama” e ka orientuar punën drejt koncesioneve.

Duke folur për ligjin për teatrin, Shehi tha:

“Do ti kisha mbyllur të gjitha koncensionet. Këto koncensione e kanë futur Shqipërinë në borxhe për 10 vite. Kot jemi ankuar për Rrugën e Kombit, shikoni shifrat për rrugët që po ndërtohen, për stadiumin dhe teatrin, ilaçet dhe spitalet.

Nuk ka asnjë garë të hapur. Në sebep të atyre të mëparshme janë 100 fishuar vjedhje. Bëjmë të gjithë si Shekspirë e Hamletë.

S’ka asnjë budalla në këtë sallë dhe jashtë saj që nuk nënkupton që Rama ka 20 vjet që ia ka vënë syrin asaj cope tokë. Shikoni shëmtinë e stadiumit, është një markatë që ka edhe një fushë futbolli. Kjo është vjedhje e pastër. Ju po e votoni, i jepni konjukturë, u quani moderne.

Ky vend s’ka para për ujësjellesa dhe rubineta, kërkon para nga ndërkombetaret, por për pallate 200 milionë eurosh i kemi paratë. Hajde ta heqim këtë ligjin…”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat