Deputetët në hall: Si t’i quajmë lidhjet intime ndryshe - Bota Sot
Deputetët në hall: Si t’i quajmë lidhjet intime ndryshe

Shqipëria

E mërkurë, 24 tetor 2018

Deputetët në hall: Si t’i quajmë lidhjet intime ndryshe

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 12:39
Komisioni i Ligjeve

Pas dy ngjarjeve të rënda të ndodhura në Tiranë, ku ish të dashurit kanë vrarë partneret e tyre, rasti ‘Don Bosko’ dhe rasti para Fakultetit të Mjekësisë, në ligjin e ri, Policia e Shtetit ka vendosur që të marrë në mbrojtje edhe personat të cilët në përfundim të një lidhjeje intime dhunohen apo kërcënohen nga ish-të dashurit e tyre.

Gjatë diskutimit të këtij propozimi në Komisionin e Ligjeve, deputetët e PS-së janë shprehur dakort por kanë hasur vështirësi në gjetjen e termit.

 “T’i japim një definicion. Sepse një polic në Kurbin thotë për mua ‘lidhje intime’ është edhe po t’i shkelësh syrin në rrugë dikujt edhe kaq, ndërsa një tjetër do të kërkojë konsumin e intimitetit. Prandaj si term është shumë evaziv dhe në praktikë do na sjellë probleme”, është shprehur deputeti i PS-së, Alket Hyseni, raporton ‘Panorama’.

“Propozimi ishte për t’u quajtur ‘lidhje afektive’ pasi nuk ka përcaktime as në Kodin e Familjes. Konventa i mbron, por në shqip nuk ia gjejmë dot fjalën”, është shprehur deputetja Vasilika Hysi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test