Koncensionet, LSI letër Ruçit: Komisionet po shkelin ligjin, të shqyrtohet nisma jonë!

Shqipëria

Koncensionet, LSI letër Ruçit: Komisionet po shkelin ligjin, të shqyrtohet nisma jonë!

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 18:13
Petrit Vasili

Këtë të hënë socialistët paralajmëruar ndryshimin e ligjit për koncensionet në sesionin e ardhshëm kuvendor, por deklarata ka sjellë dhe reagimin e LSI-së, e cila përmes kryetarit të grupit Petrit Vasili, i ka dërguar një letër kryeparlamentarit Ruçi në lidhje me debatin në fjalë.

Vasili ka kërkuar nga Ruçi që nisma ligjore për koncensionet, e dërguar kohë më parë nga LSI, të kalojë në Kuvend. Nisma ligjore parashikon që të gjitha koncensionet (mbi katër vjet) të kalojnë për votim në parlament. Sipas numrit dy të LSI-së komisionet parlamentare ende nuk e kanë marrë në shqyrtim nismën ligjore të sjellë tashmë prej kohësh.

‘Këto komisione në shkelje flagrante të ligjit kanë bllokuar totalisht shqyrtimin e nismës, pavarësisht se ka qenë vazhdimisht e miratuar në programin e Kuvendit dhe kalendarin e punimeve. Kjo është përgjegjësia juaj e drejtpërdrejtë’ thotë Vasili.  Kryetari i komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe deklaroi sot se në ligjin e ri për koncesionet duhet të parashikohet heqjen e “ofertave të pakërkuara”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat