Shqipëri: Nismë për përmirësimin e legjislacionit për koncensionet e HEC-eve

Shqipëria

Shqipëri: Nismë për përmirësimin e legjislacionit për koncensionet e HEC-eve

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 19:51
Pamje nga video

Shqetësimi për vazhdimin e ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Shqipërisë ka mbledhur në Shkodër përfaqësues të organizatave mjedisore, të cilët u shprehën mbi nevojën e përmirësimit të legjislacionit për koncesionet e hidrocentraleve. Sipas Eko Albania situata paraqitet alarmante pasi janë planifikuar të ndërtohen më shumë se 540 hece, një pjesë edhe në zonat e mbrojtura. Kjo ka nxitur Eco Abanian që, pas një studimi disa mujor të situatës, të marrë nismën për t’i paraqitur parlamentit një projektligj për përmirësimin e kuadrit ligjor të ndërtimit të heceve. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, përgatiti kronikën që po trasmetojmë:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat