Hahn sot në Tiranë, takon Ramën dhe Metën

Shqipëria

Hahn sot në Tiranë, takon Ramën dhe Metën

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 08:24
Johannes Hahn

Komisioneri për Zgjerim në BE do të nisë këtë të martë takimet me zyrtarët e Shqipërisë dhe Shkupit, ku në axhendë të diskutimeve do të jetë procesi i hapjes së negociatave.

Johanes Hahn nga samiti i Ballkanit Perëndimor njoftoi se nga data 17 korrik do të nisë një tur ballkanik që nis me Shkupin pastaj me Tiranën. Gjatë vizitës do të sqarojë hapat që duhen ndërmarrë për procesin scrining për Shqipërinë dhe Maqedoninë, e cila do të shërbejë si një sfidë përgatitore për hapjen e negociatave në qershor 2019.

Në kryeqytetin shqiptar eurokomisioneri Hahn do të takohet me Presidentin Meta, me kryeministrin Rama si dhe me përfaqësues të tjerë të qeverisë.

Në deklaratën e dhënë për mediat nuk ka parashikuar takime me përfaqësues të opozitës, por siç u shpreh gjatë konferencës në Bruksel diskutimi me ta do të zhvillohet vetëm nëse do të ketë hapësirë në orare.

Para vizitës së tij Hahn e ka bërë të qartë se Shqipëria do të vijojë zbatimin e reformave dhe me plotësimin e 5 prioriteteve për të marrë përgjigje pozitive në lidhje me negociatat.

Gjithashtu eurokomisioneri në lidhje me marrëveshjen e Shqipërisë dhe Greqisë ishte i prerë në deklaratat e tij që BE nuk do t'i hapë dyert asnjë vendi që ka probleme me fqinjët.

Në Shkup, Hahn do të zhvillojë takim me kryeministrin Zoran Zaev, me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi me përfaqësues të partive politike si dhe me aktorë të shoqërisë civile dhe biznesit. Por në këtë takim Hahn nuk parashikon që të takojë Presidentin Ivanov. Një veprim i tillë vjen kur kreu i shtetit ka refuzuar të firmosë marrëveshjen me Greqinë për emrin Maqedonia e Veriut.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat