Si po qeveriset? Përgjigjen Ramës ia jep një dibran

Shqipëria

Si po qeveriset? Përgjigjen Ramës ia jep një dibran

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 11:22
Agim Mura

Ashtu sic po ndodh rendom, kryeministri Edi Rama proklamoi platformen “Shqiperia qe duam” ku krahas koordinatoreve moren pjese edhe disa qytetare qe kishin gjetur zgjidhje nga kjo platforme.

Agim Mura, banor i komunës Luzinje të Dibrës, eshte nje prej tyre. Deklarata e tij ia vlen te degjohet eshte jashte takimit formal e pompoz te kryeministrit Rama

Agim Mura: Nuk kam ardhur për tu hequr njerëzve ndihmën ekonomike, por kam ardhur për të zbardhur një të drejtë. Edhe kur ngjit këtu shkallën, në fillim ngjit të parën, të dytën e me rradhë. Në komunën e Luzinjes ku jetoj unë në vend që të vendosin njerëzit në shkallë të parë, të shkallës së parë i kanë vënë në shkallën e fundit dhe të fundit në shkallën e parë. Kam shumë ankesa ndaj administratës së komunës. Janë bërë shumë të padrejta.Nuk kam ardhur të heq ndihmën ekonomike se në zonën ku jetoj unë janë të gjithë për ndihmë ekonomike.Fonde keni sjellë por me ardh atje me i pa rrugët tona humb kali bashkë me samar nëpër gropa. Nuk ka vënë njeri dorë, fondet kanë ardhur por lekët nuk e dimë ku kanë shkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat