Kush është prokurori i ‘’mbytur” në borxhe që po përballet me Vetingun…

Shqipëria

Kush është prokurori i ‘’mbytur” në borxhe që po përballet me Vetingun…

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 12:25
Arben Nela

Në komisionin e pavarur të kualifikimit është duke u zhvilluar seanca për prokurorin e Tirannës Arben Nela, i cili është njëherazi kandidat për Këshillin ë Lartë të Prokuorisë.

Në deklarimin e pasurisë Nela rezulton të ketë marrë shuma të mëdha borxh, nga motra e gruas së tij. ILDKPI ka thënë se prokurorit i është gjetur deklarim i pasaktë, ndërsa vetë Nela e ka mohuar këtë, duke thënë se raport ishte i shtrembëruar.

“Kam deklaruar saktesisht pasurite, nuk kam kryer fshehje dhe deklarim te rreme”- ka thënë Nela.

Personi huadhënës eshte motra e bashkeshortes, e cila sipas tij ka patur te ardhura me burime te ligjshme. Nga viti 2000 deri ne 2006 ka patur nje shume prej 270 mijë euro me burime të ligjshme.

“ILDKPKI ka paraqitur një raport në kundërshtim me ligjin e vetingut, pasi ka dalë në perfundimin se kam kryer deklarim të rremë. Raporti është i shtrembëruar, nuk janë kryer analiza financiare për të analizuar mungesën e burimit te ligjshëm. ILDKPKI në kundërshtim me ligjin e vetingut ka përfshirë ne hetimin pasuror vëllezerit e mi”- ka thene ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat