Kuvendi mbyll punimet pa pritur dekretin e Metes për Teatrin, Tabaku: Kjo është tërheqje e qeverisë

Shqipëria

Kuvendi mbyll punimet pa pritur dekretin e Metes për Teatrin, Tabaku: Kjo është tërheqje e qeverisë

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 12:57
Jorida Tabaku

Në mbledhjen e fundit të Komisionit të Ekonomisë, Nënkryetarja demokrate e Komisionit Jorida Tabaku tha se qeveria është tërhequr nga Ligji për Teatrin, duke qenë se ka vendosur të mos presë dekretin e Presidentit. Afati i fundit që Presidenti të vendosë për kthimin pse jo të ligjit në Parlament është 30 korriku, por parlamenti e mbyll sesionin të hënën, në 23 korrik.

“Më në fund qeveria i thirri mendjes, vendosi të mos presë dekretin e Presidentit dhe të mbyllë Parlamentin para se të vijë dekreti i Presidentit”, tha Tabaku, e cila i kërkoi qeverisë që, me nisjen e sesionit të ri parlamentar, “pas pushimeve të gushtit, t’i thërrasë mendjes përfundimisht për ta tërhequr plotësisht ligjin e shembjes së Teatrit Kombëtar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat