KPK konfirmon në detyrë prokuroren Antoneta Sevdari

Shqipëria

KPK konfirmon në detyrë prokuroren Antoneta Sevdari

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 18:39
Antoneta Sevdari

Prokurorja e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Antoneta Sevdari ka kaluar me sukses procesin e Vetingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë të mërkurën vendimin për prokuroren Sevdari, e cila sipas KPK-së, ka rezultuar e pastër në të tre shtyllat e vlerësimit.

Sevdari doli dje para KPK-së, në një seancë dëgjimore ku u prezantuan të dhënat e grumbulluara nga KPK-ja për prokuroren. Antoneta Sevdari ka dalë e pastër si nga deklarimi pasuror, aftësia profesionale dhe pastërtia e figurës.

Antoneta Sevdari është kandidate për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.  Nga raporti i KPK, prokurorja ka rezultuar me deklarim të rregullt pasurie, nuk ka kontakte me botën e krimit si dhe është e aftë profesionalisht.  Sipas KPK, prokurorja ka bërë deklarim të saktë dhe nuk konstatohet fshehje pasurie apo problemet të tjera me ligjin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat