Shkeli ligjin për një licencë, ish-kryebashkiaku dërgohet në gjyq

Shqipëria

Shkeli ligjin për një licencë, ish-kryebashkiaku dërgohet në gjyq

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 18:45
Ish-kryebashkiakut të Vaut të Dejës Gjon Marku

Ish-kryebashkiakut të Vaut të Dejës Gjon Marku do t’i duhet të paraqitet si i pandehur në gjykatë, pasi Prokuroria e Shkodrës e akuzon për shpërdorim detyre.

Sipas organit të akuzës, Marku ka lëshuar një licencë si dhe një certifikatë të paligjshme “Për transport udhëtarësh në linjë të rregullt ndërqytetëse ndërmjet qarqeve”, kur ka qenë kryetar bashkie gjatë periudhës 2011-2015.

Njoftimi i Prokurorisë:

Në Shkodër, sot me datën 18.07.2018, Prokuroria  e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi përpara disa ditësh kishte marrë  si të pandehur për veprën penale të   « Shpërdorimit të detyrës » , parashikuar nga neni 248 i K.Penal,  ish–kryetarin e Bashkisë Vau i Dejës, shtetasin Gjon Ndue Marku,  ka dërguar çështjen penale për tu shqyrtuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Gjon Ndue Marku, me detyrën e kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës  gjatë periudhës 2011-2015, ka lëshuar  një liçensë si dhe një çertifikatë “Për transport udhëtarësh në linjë të rregullt ndërqytetëse ndërmjet qarqeve”, në kundërshtim me detyrën.

Liçensa është lëshuar në kundërshtim të hapur me nenin 11 pika 5.1 germa “f” dhe 5.2 të udhëzimit Nr.15, datë 24.07.2007 “Për kriteret dhe proçedurat e lëshimit të liçensave autorizimeve dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor”, i ndryshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat