Rama: Një hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit për liberalizimin e vizave për Kosovën

Shqipëria

Rama: Një hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit për liberalizimin e vizave për Kosovën

Nga: A.M. Më: 18 korrik 2018 Në ora: 19:51
Edi Rama

Pasi që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur këtë një hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit për Kosovën.

Për më tepër, ai ka uruar përmes Twitter-it që  ‏Këshilli dhe Parlamenti Europian të mos mendohen po të rreshtohen në favor të heqjes së kësaj pengese të pajustifikueshme mbi Kosovën.

Tweet i Ramës:

Më në fund një hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit për liberalizimin e vizave për Kosovën! Uroj që Këshilli dhe Parlamenti Europian të mos mendohen po të rreshtohen në favor të heqjes së kësaj pengese të pajustifikueshme mbi Kosovën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat